CEI

VEÇORI

01

Trajnime inovative

Konsulencë

Mësim online

Ide Kreative

So how about it, Nash? You scared? - Terrified... mortified... petrified... stupefied... by you!

Ne zhvillojmë zgjidhje të përshtatshme për organizatat që kanë ambicie për të lulëzuar në treg.

AFTËSI BAZË

02

  • 01 / 05

    Grup Ekspertësh

    Rritja dhe vetë-zhvillimi janë procese të vazhdueshme dhe të pashmangshme. Ne do të jemi partnerët idealë në rrugën tuaj drejt zgjerimit të tregut, duke ju ndihmuar në fuqizimin e lidhjeve dhe kapërcimin e konkurrencës përmes zhvillimit të kapaciteteve të liderhsipit dhe qasjeve të thelluara.

SHËRBIME

03

Ne bashkëpunojmë me organizata të ndryshme për t'i ndihmuar ato të arrijnë avantazhin konkurrues nëpërmjet përmirësimit të: performancës organizative, praktikës së menaxhimit si dhe ndikimit në treg.

EDUKIM & TRAJNIM
Mbështetje ndaj institucioneve, organizatave dhe ekspertëve të edukimit në zhvillimin e qasjeve të reja dhe inovative të të mësuarit për të pajisur fuqinë punëtore me aftësitë e kërkuara nga tregu.
ZHVILLIM INSTITUCIONAL
Ndihmojmë institucione të ndryshme në adaptimin e teknikave më të reja për të përmirësuar performancën e tyre dhe për të rritur produktivitetin.
NDËRTIMI I KAPACITETEVE
Zhvillimi organizativ, elaborimi i strukturave menaxheriale, proceseve dhe procedurave, jo vetëm në brendësi të organizatës por edhe në lidhje me menaxhimin e marrëdhënieve ndërmjet organizatave të ndryshme dhe atyre ndër-sektoriale.
ANALIZË & STUDIM TREGU
Njohja dhe kuptimi i çështjeve të ndryshme lidhur me biznesin si dhe ofrimi i zgjidhjeve dhe ekspertizës për ti ndihmuar bizneset në identifikimin, optimizimin dhe implementimin e zgjidhjeve të cilat do të çonin në rritjen e dëshiruar.
KËRKIM & ANALIZA STATISTIKORE
Ofrimi i zgjidhjeve optimale për procese komplekse. Për ne është e rëndësishme të kuptohen jo vetëm numrat por kuptimi që qëndron pas tyre. 
MENAXHIM & INOVACION
Zhvillimi i sektorit privat në fushën e sipërmarrjes dhe inovacioni për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. 

PROJEKTET

04

ZHVILLIMI I PËRMBAJTJES DIXHITALE PËR LËNDËT E SHKOLLAVE PROFESIONALE, SI DHE KRIJIMI I PLATFORMËS DIXHITALE TË MËSIMIT.

CEI ka krijuar përmbajtje të certifikuar akademike për shkollat profesionale në Shqipëri bazuar në modelet e Khan Academy, edx.org, dhe coursera.org. Duke vënë në dispozicion të kësaj iniciative ambientet e saj dhe grupin e ekspertëve, CEI u përfshi në procesin e krijimit të kurrikulës, materialeve teorike nga burime të hapura të të nxënit (OER), dizajnin instruktiv, planet e mësimdhënies, ushtrimet praktike, vlerësimet, videot shpjeguese, video-regjistrimet për tutorialet e përgatitura si dhe trajnimet rreth përdorimit të platformës online.

PËRMIRËSIMI I AFTËSIVE TË BUTA SI DHE NGRITJA E KAPACITETEVE TEK PROFESIONISTËT E KUJDESIT SHËNDETËSOR DHE AUTORITETEVE TË TJERA QËNDRORE DHE LOKALE

Financuar nga Swiss Agency for Development and Cooperation (SDC). CEI zhvilloi dhe përgatiti module të cilësisë primare lidhur me çështje të tilla si: të shkruarit në biznes, komunikimi, komunikimi publik, puna në grup, moderimi i mbledhjeve, dhe aftësitë menaxheriale. Trajnimet, përveçse në mjediset e administruara nga CEI, të ndodhura në Tiranë, u janë ofruar pjesëmarrësve edhe në qytetet: Fier, Lushnjë, Peshkopi, dhe Burrel. 

METODAT E REJA TË MËSIMDHËNIES NË ARSIMIN PROFESIONAL

Financuar nga Swisscontact. CEI zhvilloi, dizenjoi dhe implementoi një projekt në mënyrë që të përfshijë metodologjinë e mësimdhënies së kombinuar, platformave të mësimdhënies virtuale, dhe pajisjeve për mësuesit dhe nxënësit në shkollat e mesme profesionale, duke i trajnuar ata për të korrur benefitet e përdorimit të këtyre pajisjeve, duke u vënë atyre në dispozicion mjetet e domosdoshme të cilat shoqërohen dhe monitorojnë të gjithë procesin në mënyrë që të vlerësohen dhe të caktohen standardet për iniciativa të një shkalle më të gjerë.

INICIATIVA E FERMERËVE SIPËRMARRËS

CEI, me mbështetjen e plotë të Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung (FES), përgatiti projektin e Iniciativës së Fermërve Sipërmarrës. Objektivi kryesor ishte identifikimi i fizibilitetit të kooperativave bujqësore në Shqipëri, dhe ishin dy arsyet kryesore të këtij diskutimi. Së pari, mos-shfrytëzimi i potencialit për rritje ekonomike si pasojë e ineficiencës, mungesa e optimizimit dhe investimeve të përshtatshme janë të konsiderueshme. Së dyti, duke marrë në konsideratë situatën socio-ekonomike në Shqipëri, kooperativat janë mënyra mjaft efektive për fermerët që ata të caktojnë prioritete startegjike duke e përdorur atë si një zgjatim politik.

ZONA E PËRMIRËSIMIT TË TURIZMIT, PLANI I INTEGRUAR MENAXHIMI, PAZARI KORÇË

Financuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), qëllimi i këtij projekti është përmirësimi i menaxhimit dhe ruajtjes së traditave dhe vlerave të pazarit të vjetër të Korçës, si dhe krijimi i një plani marketing për promovimin e pazarit dhe tërheqjen e vizitorëve. CEI, ka zhvilluar planin e menaxhimit, si dhe trajnimin e të gjithë grupeve të interesit, ndërtuar strategji dhe plane për zhvillimin e qëndrueshëm të pazarit Korçë.

DRAFTIMI I UDHËZIMEVE PËR PLANET STRATEGJIKE PËR ZGJIDHJET E MOBILITETIT INTERMODAL DHE REZULTATET E VEPRIMEVE TË PILOTIMIT

Financuar nga BE dhe MOTI Albania. Projekti kryesor i financuar nga BE përmes fondeve IPA përfshinte 11 shtete partnere dhe organizata, të fokusuara në zgjidhjet e transportit. Roli i CEI-t ishte përgatitja e materialit udhëzues për planin kryesor të lëvizshmërisë intermodale pasi të gjitha shtetet anëtare t’i kishin shqyrtuar rekomandimet e tyre. CEI i përgatiti këta udhëzues përmes ekipit të saj të ekspertëve, krijoi një libër të gjetjeve të udhëzuesit, dhe e publikoi këtë libër në disa gjuhë. 

PUBLIKIMET

05

BLOG

06

KONTAKT

07

Dërgo mesazh_


VENDODHJA

Rr. “Stavro Vinjau”, Nd.2, H.9, Ap.4, Tirane


EMAIL

info@cei.al


TELEFON

+355 692092960