ZHVILLIMI I PËRMBAJTJES DIXHITALE PËR LËNDËT E SHKOLLAVE PROFESIONALE, SI DHE KRIJIMI I PLATFORMËS DIXHITALE TË MËSIMIT.
CEI ka krijuar përmbajtje të certifikuar akademike për shkollat profesionale në Shqipëri bazuar në modelet e Khan Academy, edx.org, dhe coursera.org. Duke vënë në dispozicion të kësaj iniciative ambientet e saj dhe grupin e ekspertëve, CEI u përfshi në procesin e krijimit të kurrikulës, materialeve teorike nga burime të hapura të të nxënit (OER), dizajnin instruktiv, planet e mësimdhënies, ushtrimet praktike, vlerësimet, videot shpjeguese, video-regjistrimet për tutorialet e përgatitura si dhe trajnimet rreth përdorimit të platformës online.