CEI

Hyrje në Menaxhim Projektesh

Overview

Prerequisities

Objectives

active

Course Nr: PM01

Length: 22 orë

Level: Profesional

Languages: Shqip

Date: 18/10/2017

Përshkrim

Menaxhimi i projekteve është një aftësi e domosdoshme për shumë karriera dhe në shumë kontekste të jetës sonë. Kursi “Hyrje në Menaxhimin e Projekteve” është një pikënisje ideale nëse keni nevojë për të menaxhuar projektet në punë ose në shtëpi pa qenë domosdoshmërisht menaxher i trajnuar projektesh. Kursi është gjithashtu i përshtatshëm nëse po konsideroni ndërmarrjen e një projekti në të ardhmen e afërt dhe po kërkoni të mësoni dhe zbatoni njohuritë dhe aftësitë thelbësore të menaxhimit të projekteve. Këtu, do të mësoni mënyra praktike për të përdorur aftësitë e menaxhimit të projektit, pavarësisht nëse projekti juaj është i madh apo i vogël. Bashkohuni me ne për të shqyrtuar se si mund të përfitoni nga përdorimi i teknikave të menaxhimit të projekteve në projektet tuaja.

Çfarë do të mësoni?

  • Njohuri themelore dhe aftësi të aplikuara në menaxhim projektesh
  • Aftësi komunikuese bazë që ju ndihmojnë me menaxhimin e projekteve
  • Njohja me arsyet përse projektet në ditët e sotme janë më komplekse

Përmbajtja e Kursit

Moduli 1: Çfarë është Menaxhimi i Projekteve?
  • Si ta njoh projektin që do të më duhet të menaxhoj?
  • Prezantimi me shembuj projektesh
  • Aftësitë dhe atributet për të qenë të suksesshëm
Moduli 2: Faza fillestare
  • Të kuptuarit e rrugëtimit të projektit
  • Opsionet e menaxherit të projektit
  • Përcaktimi i problemit dhe marrja në konsideratë e opsioneve
Moduli 3: Të Kuptuarit dhe Faza e Planifikimit
  • Planifikimi i projektit
  • Qartësia e kritereve
  • Planifikimi i detyrave dhe skedulimi i kornizës kohore
  • Kostoja e projektit
  • Planifikimi i skenarëve
Moduli 4: Përcaktimi i Riskut të Projektit
  • Të kuptuarit e riskut të një projekti
  • Identifikimi i risqeve të projektit
  • Përgjigja ndaj riskut
Moduli 5: Skuadrat e Projektit dhe Komunikimi
  • Aktorët kyçë të projektit
  • Përdorimi i burimeve për skuadrën tuaj
  • Komunikimi efektiv
Moduli 6: Implementimi
  • Planifikimi i implementimit
  • Mbledhja e feedback-ut dhe reagimeve nga aktorët kryesorë
  • Rishikimi i procesit
  • Përpunimi final

Similar Trainings