Kohët e fundit teknologjia ka arritur të përfshihet në shumë fusha të ndryshme, duke mos lënë pas edhe arsimin. Tashmë studentët ndjekin kurse online për cfarëdolloj lënde sepse është më e thjeshtë për ta dhe mund ta menaxhojnë vetë kohën e tyre të studimit. Krahas mësimit online, ata kanë edhe metodën e mësimdhënies së kombinuar, ku një pjesë organizohet online dhe pjesa tjetër mësim tradicional në ambjentet shkollore.

Avantazhet e kurseve online:

  • - Fleksibiliteti: të ndjekësh programin tënd. Një kurs online i'u lejon që ju të mos i ndërprisni veprimtaritë e tjera, si punën apo shkollën.
  • - Koha: studentët kanë më tepër kohë për tu marrë me kursin dhe me projektet, pasi nuk kanë një kohë limit, ndryshe nga projektet shkollore.
  • - Ndiqeni kursin kudo që ndodheni: ju mund të jeni në shtëpi, në një ambjent jasht ose duke udhëtuar dhe përsëri do të jeni në gjëndje të ndiqni kurset, pa e ndërprerë programin tuaj.

Disavantazhet e kurseve online:

  • - Mungesë motivimi: për shumë studentë është e nevojshme ndjenja e përgjegjësisë e cila i shtyn që të merren me një punë ose projekt të caktuar. Një kurs online nuk ta ofron këtë gjë. 
  • - Mungesë komunikimi: një kurs online nuk të jep shumë mundësinë e komunikimit me persona të tjerë. Shumë kurse të lejojnë të lidhesh me studentë, por nuk të jep të njëjtën ndjesi të të komunikuarit drejtpërdrejtë me ta. 

Kush përfiton nga kurset online?

  • - Studentët që punojnë ose kane angazhime të tjera
  • - Cdokush që ka nevojë për një orar fleksibël

Avantazhet e mësimdhënies së kombinuar:

  • - Zvogëlon kohën e qëndrimit në klasë: studentet të cilët kanë angazhime të tjera mund të limitojnë kohën e mësimit në ambjentet shkollore.
  • - Eksperienca të ndryshme: shumë kurse krijojnë mundësinë e të mësuarit në ambjente të ndryshme ose ndjekjen e prezantimeve nga persona me eksperiencë në një fushë të caktuar, gjëra të cilat studentët nuk mund ti mësojnë në libra ose në materialet e tyre.
  • - Komunikimi: gjërat janë shumë më të thjeshta nëse bëhen drejtpërdrejtë me personin, pasi është një mundësi për të krijuar marrëdhënie mësues - student, të cilat mund të kenë përfitime në të ardhmen. 

Disavantazhet e mësimdhënies së kombinuar:

  • - Orari i programit: është e vështirë të caktosh një orar për të gjithë studentët, pasi shumë prej tyre mund të kenë edhe angazhime të tjera.
  • - Vendodhja: studentët të cilët ndodhen larg mund ta kenë të vështirë të ndjekin kurset në oraret e caktuara dhe kjo gjë do të limitojë numrin e ndjekësve të kursit.

Kush përfiton nga mësimdhënia e kombinuar?

  • - Studentët vendas
  • - Studentë të cilët duan të mësojnë dhe të marrin eksperiencë njëkohësisht
  • - Studentë të cilët kanë kohë të ndjekin kurset
  • - Studentë të cilët mësojnë më mirë nëse janë nën përgjegjësi

Të dyja metodat e mësimdhënies janë të suksesshme, por ju duhet të përcaktoni vetë se cila prej tyre i'u përshtatet dhe se nga cila mund të përfitoni më tepër.