Në mënyrë që të krijoni një strategji sa më të mirë të mësimdhënies së kombinuar, ju duhet fillimisht të njihni idete kyce te saj. Për t'i kuptuar këto, ju duhet të dini se si nisi e gjithë kjo dhe cilat janë pikat kryesore në histori të cilat e formuan këtë mësimdhënie.

Vitet 1840: Kursi i parë në distancë

Isaac Pitman ishte personi i parë i cili nisi kursin në distancë. Ka pasur shumë modele të ndryshme të kësaj mësimdhënieje, por modeli i Pitman është ai që i përafrohet më tepër asaj që ushtrohet në ditët e sotme. Ai përdorte stenografitë, të cilat janë mënyra shkrimi me shenja, shkurtime, simbole që paraqesin shkronja, tinguj ose fjalë. Studentët merrnin materialet e ndryshme me anë të stenografive dhe u kërkohej që t'i kthenin përsëri me poste për t'i kontrolluar. 

Vitet 1960 dhe 1970: Trajnime me anë të kompjuterit

Ishte hera e parë që trajnimet mund të shpërndaheshin tek të gjithë punonjësit e një organizate pa patur nevojën e materialeve të printuara ose të instruksioneve të drejpërdrejta. Cdo punonjës mund të logohej në terminal dhe ato kishin akses në të gjitha materialet që u nevojiteshin. Ndër sistemet më të rëndësishme ishte Plato, i cili u zhvillua nga Control Data dhe nga Universiteti i Illinois në 1963. Ky sistem përdoret ende në ditët e sotme. 

1970 - 1980: Trajnime online me anë të televizionit

Trajnimet online morën një zhvillim më të madh kur videot u bënë pjesë e tyre. Nuk ishte më nevoja e një instruktori fizik për të zgjeruar aftësitë e pjesëtarëve të stafit dhe trajnimet u bënë më interaktive dhe të këndshme. Pjesëmarrësit mund të komunikonin me kolegët e tyre, të ndiqnin instruktorin në televizor dhe gjithashtu mund të bënin pyetje ose të shprehnin pakënaqësitë e tyre. Ndër trajnimet më të suksesshme ka qenë ai i Universitetit të Stanford. Stanford u ofroi shumë burime rrjeteve të tyre kompjuterike në mënyrë që profesorët të mund të jepnin mësim në disa ambjente njëkohësisht, gjë e cila praktikohet edhe sot. Studentët mund t'i paraqisnin punët e tyre online. 

Vitet 1980 dhe 1990: Trajnimet CD-ROM dhe Learning Management System (LMS)

Me rritjen e teknologjisë, aplikacionet dhe strategjitë e mësimdhënies së kombinuar filluan të zhvilloheshin. Shkolla dhe organizata filluan të përdornin CD-ROM, të cilat mbanin shumë informacion. Këto arritën të përcillnin një eksperiencë trajnimi më interaktive, duke ndërthurur edhe video. Organizatat kërkonin të ndiqnin progresin e studentëve dhe të përmirësonin trajnimet online, gjë e cila u arrit me anë të këtyre sistemeve. 

1998: Gjenerata e parë e instruksioneve Web

Në këto vite, kompjuterët filluan të përdoreshin nga i gjithë populli, jo vetëm nga organizatat. Shumë familje filluan të përdornin kompjuterin dhe kompanitë i vunë në dispozicion për cdo punonjës, duke ofruar edhe një interaktivitet më të madh. U rrit shpejtësia e lidhjes me kompjuterin dhe pothuajse të gjithë kishin akses në internet. 

Vitet 2000 deri më sot: Integrimi i mësimdhënies së kombinuar

Shumë organizata dhe institucione private po shohin përfitimet e trajnimeve blended learning. Studentët kanë një numër të madh aplikacionesh dhe mjetesh për të studiuar. Kompanitë kanë mundësinë që të trajnojnë punonjësit e tyre në cdo kohë. Gradualisht, mësimdhënia online dhe ajo tradicionale po ndërthuren me njëra - tjetrën për të krijuar një mënyrë të re dhe kreative të mësimdhënies, duke e bërë më të këndshme dhe më të dobishme. 

Tashmë që ju e dini historinë e mësimdhënies së kombinuar, pse të mos e përdorni për të transformuar planin tuaj mësimor në një eksperiencë më interaktive.