Nxënësit e kanë të vështirë që në një kohë të limituar në shkollë të marrin të gjitha informacionet e nevojshme dhe t'i praktikojnë ato, gjithashtu edhe për mësuesit të cilët zhvillojnë mësimin dhe njëkohësisht duhet edhe t'i vlerësojnë nxënësit. 

Ajo cfarë ne dëshironim ishte të prezantonim teknika të reja të të mësuarit duke përfshirë më shumë teknologji në sistemin arsimor dhe duke e bërë të mësuarit argëtues. Në mënyrë që të mësuarit të jetë argëtues, ne kemi futur metodën e Mësimdhënies së Kombinuar.

Blended Learning ( Metoda e Mësimdhënies së Kombinuar ) ndërthur materialet dixhitale me metodën tradicionale të mësimdhënies në klasë. Këto metoda u krijojnë mësuesve mundësi të reja për të shpërndarë materialet mësimore, dhe nxënësve u krijon akses dhe ndërveprim me to, kudo dhe kurdo.

Pas një rrugëtimi të gjatë dhe kërkimeve të shumta arritëm të ideonim Metronom, një platformë menaxhimi e mësimdhënies, një aplikacion softuerik për administrimin, dokumentimin, ndjekjen, raportimin dhe shpërndarjen e kurseve mësimore ose programeve të trajnimit.

Metronom është një platformë e cila ka si synim të lidhë njerëz dhe organizata me burime njohurish dhe aftësish të rëndësishme për tregun me qëllim që të krijojë avantazh konkurues për përfituesin. Përmbajtja akademike është krijuar nga ekspertët më të mirë dhe metodologjia e përdorur është shumë inovative.

Në fillim, ishin vetëm 13 mësues të cilët u treguan të gatshëm të përqafojnë këtë mënyrë të re të të nxënit. Nisur nga rezultatet e para, nga entuziazmi i nxënësve, numri i mësueve u rrit në 27 dhe aktualisht ne punojmë me 49 mësues në 6 shkollat tona partnere për të arritur qëllimin.

Fuqia e një kombi varet nga edukimi. Fortësia e ekonomisë dhe e shoqërisë së tij varet nga edukimi. Për një edukim të mirë dhe të fortë duhet punë e madhe dhe një kohë e gjatë.

Me Metronom kemi hedhur një hap shumë të madh në këtë revolucion të edukimit. Vizioni ynë është të mësosh e të aftësohesh për të ardhmen.

Dokumentar - Të mësosh për të ardhmen