Komunikimi është shtylla e shoqërisë sonë, duke na mundësuar krijimin e marrëdhënieve me persona të tjerë dhe sjelljen e ndryshimit në shoqëri. Pa komunikim, zotësia për të përparuar në botën profesionale dhe në vetë jetën tonë, do të ishte e pamundur. Komunikimi në publik është ndër format më të rëndësishme të komunikimit, por edhe aj0 të cilës i frikësohen më shumë. Ai mund të jetë një faktor vendimarrës në marrëveshjet e punës, ngritjet e biznesit ose kompanisë suaj, por edhe në marrëdhëniet me shoqërinë tuaj. 

Disa momente në histori të cilat shprehin rëndësinë e komunikimit në publik:

  • Marthin Luther King me fjalimin e tij " I have a dream " frymëzoi një popull të tërë duke prishur barrierat e racizmit. Pa udhëheqjen dhe fjalimin e tij do të nevojiteshin edhe 10 vite të tjera për të sjellë barazi mes rracave.
  • Abraham Lincoln nuk do të ishte një ikonë e historisë sot pa fjalimin e tij " Gettysburg Address ".
  • Fjalimi i Eleanor Roosvelt i cili vendosi Deklarimin e të Drejtave të Njeriut nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 
  • Nelson Mandela me fjalimin e tij " An idea for which I am prepared to die " ndihmoi në nxitjen e opinionit kundrejt padrejtësive të aparteidit. 

Historia ka treguar që Komunikimi në Publik  ka bashkuar njerëz dhe ka sjellë ndryshime të mëdha. Por cilat janë disa nga arsyet pse ai është i rëndësishëm në jetën tonë?

1- Rritje e Vetëbesimit

Duke praktikuar fjalime të ndryshme në publik, ju zhvilloni aftësitë tuaja, rrisni vetëbesimin dhe mësoni të perceptoni reagimet e njerëzve kundrejt mesazhit tuaj. Ju arrini të kuptoni mënyrën se si mendojnë njerëzit.

2- Një mënyrë perfekte për të rritur biznesin tuaj dhe karrierën tuaj.

Nëse keni biznesin tuaj, komunikimi është mënyra kryesore për ta zhvilluar atë, pasi ju krijoni marrëdhënie me kolegë të tjerë, duke rritur shitjet ose imazhin e tij. Gjithashtu është një ndihmesë në karrierën tuaj pasi arrini të prezantoni veten tuaj në mënyrë sa më profesionale. 

3- Ju lejon të bëni një ndryshim në biznesin, karrierën ose jetën tuaj

Komunikimi është një mundësi rritjeje si udhëheqës dhe si inovator. Ju arrini të ndikoni tek persona të tjerë, duke i influencuar ata dhe duke sjellë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Në mënyrë që dicka e rëndësishme të realizohet, duhet që fillimisht të përcillet nga një person tek një tjetër.

4- Tregoni njohuritë tuaja

Duke dalë përpara një publiku, ju prezantoni veten tuaj si një ekspert në atë fushë dhe shpërndani njohuritë tuaja me të tjerët. Përgatitja për një fjalim dhe se si do t'i përcillet audiencës, është një ndihmesë për ju që të kuptoni më mirë përmbajtjen. 

5- Frymëzoni të tjerët

Aftësitë e mira në komunikim ju japin mundësinë të frymëzoni të tjerët nëpërmjet fuqisë së fjalës. Ka shumë aktivistë dhe oratorë motivues të cilët kanë arritur ta bëjnë botën një vend më të mirë. 

Komunikimi në Publik është ndër aftësitë më të fuqishme që mund të zotëroni dhe që ka ndikim në fusha të shumta të jetës suaj ose të personave të tjerë. Cilido qoftë qëllimi juaj: të zhvilloni karrierën tuaj profesionale, të krijoni marrëdhënie me kolegë të ndryshëm, të bëheni oratorë motivues për një audiencë të madhe ose edhe thjesht për të fituar vetëbesim, mënyra për t'i arritur këto është duke përvetësuar të folurit në publik.