Gjuha angleze konsiderohet si gjuha ndërkombëtare e biznesit dhe e suksesit. Është gjuha më e përhapur në botë, ndaj nëse nuk e keni praktikuar shumë, nuk do të arrini të komunikoni dhe të krijoni marrëdhënie me persona të tjerë. Numri i njerëzve të cilët flasin gjuhën angleze po rritet dita ditës dhe nëse dëshironi të zhvilloheni profesionalisht, ju nevojitet që ta perfeksiononi atë.

Cili është ndryshimi ndërmjet gjuhës angleze dhe asaj të biznesit?

Të dyja kërkojnë zhvillim të aftësive të të komunikuarit, të të dëgjuarit, të të shkruarit dhe kjo gjë kërkon shumë punë dhe praktikë. Por, gjuha angleze e biznesit fokusohet më tepër në një fjalor të veçantë dhe në terma të biznesit, financës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Fokusohet në:

  • Formatet e email dhe raporteve
  • Prezantime
  • Axhenda dhe plane etj.

Benefitet e gjuhës angleze në biznes janë:

1- U bëni përshtypje punëmarrësve

Në ditët e sotme, pavarësisht eksperiencave të shumta që mund të keni, një punëmarrës do e marrë të mirëqenë që ju e dini këtë gjuhë. Pra, për t'i impresionuar, është e rëndësishme që të flisni në mënyrë të rrjedhshme. 

2- Komunikim më i mirë me kolegët ose klientët tuaj

Në ambjentet e punës, ti je pjese e një ekipi dhe do t'iu lidhin shumë punë të ndryshme me njëri - tjetrin. Në kompanitë e huaja, gjuha angleze është baza e komunikimit dhe do të keni të bëni edhe me klientë të huaj. Gjuha në këtë rast duhet të jetë e praktikuar por edhe e specializuar në fushën e biznesit, pasi shumë detaje të saj do t'iu ndihmojnë në komunikim, në prezantimin e punës suaj dhe në krijimin e marrëveshjeve. 

3- Ju lejon të udhëtoni

Nëse keni dëshiruar gjithmonë një punë e cila ju jep mundësinë të udhëtoni nëpër shumë vende, anglishtja do të jetë një ndihmesë për ta arritur këtë gjë. Ju do të keni mundësinë të njiheni me persona të huaj, klientë potenciale me të cilët do të arrini të komunikoni në gjuhën angleze, në gjuhën e përbashkët.

4- Ngritje e karrierës suaj

Me praktikë të shumtë, ju krijoni vetëbesim dhe aftësi për tu shprehur. Keni mundësi më të mëdha gjatë intervistave por edhe për ta zgjeruar karrierën tuaj. Studimet tregojnë që personat të cilët njohin shumë gjuhë kanë mundësi më tepër për tu rritur profesionalisht.

Çdo aftësi e fituar është një ndihmesë për karrierën tuaj, por anglishtja ka rëndësi më tepër, pasi të mundëson çdo komunikim, marrëdhënie etj. Nëse dëshironi të bëheni një profesionist në atë cfarë bëni, niseni këtu.