Për shumë njerëz, aftësia për të negociuar është e lindur. Për të tjerët është një aftësi e fituar gjatë jetës, nga eksperienca dhe gabime të ndryshme. Negocimi është i nevojshëm nëse kërkoni të jeni në kontroll të biznesit ose karrierës suaj.

Mënyra më e mirë për të shmangur frikën gjatë negocimeve është të kesh një plan ku të bazohesh. Më poshtë do t'iu paraqesim 4 pika për t'i marrë në konsideratë në krijimin e një plani strategjik dhe si të arrini marrëveshjet që kërkoni:

1- Prioritet ka vlera e një produkti ose shërbimi më tepër se sa çmimi i tij

Personi me të cilin kërkoni të bëni një marrëveshje mund të mos e ulë çmimin e tij, por është i gatshëm të ofrojë diçka më tepër për t'i rritur vlerën shërbimit të tij. Shërbimi dhe kualiteti kanë një rëndësi më të madhe se çmimi. Nëse hiqni dorë nga diçka, kërkoni për diçka tjetër e cila përsëri do të ketë vlerë për ju. 

2- Emocionet luajnë një rol të rëndësishëm në negocim, por jo vendimarrës

Duhet të jeni të kthjellët gjatë negocimeve dhe të mos lejoni emocionet të bëhen pjesë e një situate të vështirë ose të një marrëveshje e cila nuk shkoi siç e prisnit. Shpeshherë negocimet nuk shkojnë mirë, por kjo nuk është një arsye për të prishur marrëdhënie me një partner potencial në të ardhmen. 

3- Përgatitni gjithmonë një plan rezervë

Nëse negocimet nuk shkojnë siç i prisnit, mbani gjithmonë një plan rezerve. Llogaritni kostot e shërbimeve të tjera të përafërta, në mënyrë që t'i përdorni në strategjinë rezervë.

4- Dokumentojeni marrëveshjen tuaj

Mbajini të dokumentuara mesazhet, email-et në të cilat janë zhvilluar diskutime të ndryshme. Mund t'i përdorni për të mos harruar pika të rëndësishme të cilat janë diskutuar më përpara. Mund të mos jetë diçka tepër formale, por do të jetë e rëndësishme në momentin që do t'iu dalë ndonjë problem ose paqartësi.

CEI ju jep një mundësi për të përmirësuar aftësitë tuaja me anë të trajnimit " Negociata ". Trajnimi përfshin:

  • - Planifikimin e strategjive të negocimit
  • - Modeli i negocimit
  • - Analiza
  • - Krijimi i një kontrate
  • - Ekzekutimi dhe vlerësimi i teknikave të përdorura

Zotërimi i mirë i aftësive të negocimit është diçka e cila do t'iu ndihmojë në çdo aspekt të jetës. Përmirësimi i tyre është një mënyrë për të krijuar marrëdhënie por edhe për t'i mbajtur ato.