Në epokën moderne dixhitale, pothuajse çdo gjë bëhet në mënyre virtuale, pasi komunikimi i menjëhershëm është bërë pjesë e rëndësishme e jetës sonë. Ne kemi përfituar nga të gjitha avancimet e fundit që janë bërë në telekomunikacion, komunikimi është bërë më i lirë, më i shpejtë dhe më i përshtatshëm. Por, përpara se teknologjia të zhvillohej kaq shumë, njerëzit ndërvepronin dhe mësonin nga njëri - tjetri pa patur nevojën e përdorimit të një kompjuteri. Ne komunikojmë, mësojmë në mënyrë më efektive nëpërmjet ndërveprimeve fizike.

Në kohët e sotme, kurse dhe trajnime të ndryshme po zhvillohen gjithmonë e më shumë online, pasi janë më tepër të përshtatshme për programet e studentëve, kanë më tepër fleksibilitet dhe gjithësecili mund të ndjekë ritmin e tij. Por, kërkime kanë treguar që trajnimet online janë më pak efektive se trajnimet të cilat na mundësojnë interaktivitet.

Cilat janë disa përfitime që sjell një trajnim i zhvilluar në mënyrë të drejtpërdrejtë?

1- Ju motivon më shumë

Nëse nuk jemi të motivuar ose nën përgjegjësi për të përfunduar një detyrë të caktuar, ne do ta anashkalojmë deri sa të mundemi. Nëse ndodhemi në një grup me persona të tjerë, ne do të marrim sadopak motivim për të mësuar, për të praktikuar dicka dhe për ta mbyllur një detyre. Koha që shpenzojmë në trajnim na ndihmon të fokusohemi dhe të punojmë në atë cfarë duam të arrijmë.

2- Bashkëpunoni me kolegët e tjerë dhe me trajnuesit

Është mundësia më e mirë për të krijuar marrëdhënie me personat të cilët marrin pjesë në trajnim, pasi mund të krijoni marrëdhënie me përfitime të dyanshme. Eksperiencat e të tjerëve mund të kthehen në mësime për situata që do të përballeni në të ardhmen.

3- Merreni situatën nën kontroll

Shpeshherë ndodh që një trajnim të mos shkojë siç e kishit parashikuar. Pjesëmarrësit mund të mos jenë shumë të komunikueshëm dhe në këtë mënyrë do të jetë sadopak e vështirë për të diskutuar për temat aktuale. Ajo që mund të bëjmë është të organizojmë aktivitete ose diskutime dhe t'i përfshijmë të gjithë për të marrë pjesë, që të jetë edhe më e lehtë për ta për të shprehur mendimin ose eksperiencën e tyre.

4- Praktikohuni

Këto lloj trajnimesh të japin mundësinë të praktikosh atë që dëgjon ose lexon. Mënyra më e mirë për të përmirësuar aftësitë dhe karrierën tuaj është të praktikoni çdo gjë, prandaj edhe trajnimet e CEI nuk kanë thjesht teori, por raste konkrete.