Blended learning, e shqipëruar edhe si metodat e mësimdhënies së kombinuar, integron materialin dixhital me metodat tradicionale të mësimdhënies në klasë. Këto metoda u krijojnë mësuesve mundësi të reja për shpërndarjen e materialeve mësimore, ndërsa nxënësve mundësi shtesë për aksesimin e tyre dhe ndrëveprimin me to.

Në këtë eksperiencë, si nxënësit ashtu dhe mësuesit ndërveprojnë në mënyrë të ndërsjelltë duke shkëmbyer herë pas here edhe rolet. Nxënësit eksplorojnë kanale të reja, më interaktive dhe communication-based, për përçimin e informacionit. Ata mund ta diskutojnë këtë eksperiencë me bashkëmoshatarët e tyre ose mësuesit si dhe mund të përfshihen në lojra që asistojnë në procesin e mësimnxënies.

Mësuesit gjithashtu mësojnë! Ata mësojnë si t’i përshtatin materialet mësimore me nevojat dhe kërkesat e nxënësve të tyre, të shfrytëzojnë kanalet e reja të komunikimit me ta dhe mësojnë si ta akomodojnë teknologjinë në kurrikulën për të cilën janë përgjegjës. Kapërcimi i didaktikës tradicionale nuk do të thotë zhdukje e librit apo mësuesit në klasë por nënkupton përshtatje me kushtet e reja të teknologjisë.

Ndryshimi ndërmjet blended learning dhe e-learning

e-Learning është vetëm një nga metodat e përdorura në blended leraning, duke iu referuar në mënyrë specifike të mësuarit online. Por, pavarësisht se shumë njerëz e kanë të vështirë ta veçojnë blended learning nga e-learning dhe i shohin këto dy terma si sinonime të njëra-tjetrës, në të vërtetë blended learning është shumë më e gjerë. Është e vërtetë që futja e teknologjisë dhe rrjedhimisht e metodës e-learning në mësimdhënie ka qenë një ndër tiparet kryesore të blended learning por në të përfshihet edhe përdorimi i metodave të tjera. Mund të veçojmë distance learning, kombinimin e punës me studimin dhe trajnimin, gamification, etj.

 

Kësisoj, projekti i ndërmarrë prej nesh synon të kapitalizojë mbi 10 shtytësit kryesorë të blended learning methodology:

  • Personalizimi i eksperiencës së të mësuarit,
  • Potencial dhe progres mbi baza individuale,
  • Rritja e angazhimit dhe motivimit të nxënësve,
  • Testime online, të pandikueshme nga opinionet dhe subjektivizmi,
  • Pasurim dhe shtrirje e burimeve,
  • Fuqizim i mësuesve,
  • Përmirësim i kushteve të punës dhe të të mësuarit,
  • Ulje kostosh,
  • Përdorimi i aplikacioneve të të mësuarit nga kushdo,
  • Ngushtim i hendekut të aftësive dixhitale ndërmjet brezave.

Blended learning është më tepër sesa thjesht një tekst elektronik apo një mjet produktiviteti. Përmes kësaj metodologjie synohet rritja e mundësive të mësuesve dhe nxënësve për të përdorur teknologjinë. Megjithatë, implementimi i strategjive të tilla si flipped classroom (ku përmbajtja mësimore bëhet e aksesueshme edhe jashtë klase), përdorim kompjuterave, gamification, etj., nuk do të jetë efektiv nëse nuk shoqërohet me hapa të tillë si ndryshimi i praktikave mësimore, skeduleve, marrëdhënieve në klasë dhe alokimit të burimeve.