Të mësuarit nuk është vetëm objektiv final por edhe mjet për arritjen e këtij objektivi. Kësisoj, askush nuk mund ta përdorë një LMS (learning management system) për të mësuar dhe trajnuar dikë tjetër nëse ai vetë, së pari,  nuk di si ta përdorë atë. Këtu lind një detyrë e rëndësishme së cilës ne i kemi kushtuar vëmendje përgjatë këtij projekti, trajnimi i mësuesve për përdorimin e teknologjive LMS.

Qëllimi i trajnimit për aftësim në përdorimin e teknologjive LMS shërben për ngushtimin e hendekut të dijeve ndërmjet mësuesit dhe nxënësve të tij. Kjo përbën një sfidë të rëndësishme në e-learning meqënëse administratori nuk është fizikisht prezent. Është e nevojshme që mësuesi të di si t’i përdorë në të gjithë kapacitetin e tyre aspektet e plaformës LMS përmes së cilës do të shpërndajë materialet e tij mësimore. Kjo nuk është thjesht një kërkesë por një domosdoshmëri!

Trajnimi i mësuesve për aftësim dhe për përdorimin e një platforme LMS i shërben tre objektivave kryesore:

  • Ngushtimit të hendekut të aftësive dhe njohurive,
  • Fuqizimit të mësuesve duke u mundësuar atyre kontroll në funksionet tutoriale dhe administrative në platformën LMS që është në përdorim prej tyre,
  • Kur mësuesi është i qartë për përdorimin e platformës, ai do të jetë më i aftë t’ia përcjellë nxënësit përmbajtjen e mësimit dhe ta instruktojë atë për përdorim efektiv të teknologjisë.

Përpara se të përzgjidhnim platformën tonë LMS, ishte i nevojshëm të bëhej një vlerësim i palëve kryesore të përfshira në përdorimin e saj. Meqënëse mësuesit dhe nxënësit do të jenë përdoruesit dhe administratorët kryesorë të përmbajtjes akademike në këtë platformë, ne u bazuam tek nevojat e tyre për të siguruar dizajnin dhe funksionalitetin që i përmbush ato më së miri.

Kësisoj, kemi identifikuar katër kategori kryesore nevojash që kjo LMS duhet të plotësojë përpara përzgjedhjes së saj:

  • Kërkesat e dizajnit

Disa aspekte që janë të nevojshme për tu marrë parasysh për aspektin estetik dhe funksional të një LMS-je janë mjetet dhe opsionet e përdorimit, multimedia (video dhe graphics), integrimi me shërbime të tjera, redaktimi i lehtë i përmbajtjes, kuizet, testet dhe pyetësorët. 

  • Kërkesat e përdoruesve

Eksperienca e përdoruesve me një LMS është shumë e rëndësishme për përzgjedhjen e saj. Vlerësohen elemente të tilla si cilësia e ndërfaqes dhe sa intuitive apo user-friendly është ajo, lehtësia e aksesibilitetit dhe navigimit, planifikimit të aktiviteteve të të mësuarit, vlerësimeve, etj.

  • Kërkesat për feedback, vlerësim dhe raportim

Për të plotësuar këtë kërkesë është e nevojshme që platforma të mund të gjenerojë informacion në lidhje me aktivizimin e përdoruesve, vlerësimin e performancës, kohën e kaluar në një aktivitet specifik, nivelin e përfshirjes së përdoruesve në forume dhe hapësira të tjera diskutimesh, hartimin e raporteve, etj.

  • Kërkesa për mbështetje të vazhdueshme

Kjo nënkupton që platforma duhet të ketë forume mbështetëse për kujdesin e klientëve, komunikim me email, seksione për pyetje dhe përgjigje (FAQs), etj.