active
Course Nr: HR001
Length: 22 orë
Level: Mesatar
Languages: Shqip
Zhvillo strategji dhe aftësi për, rekrutimin e punonjësve, menaxhimin e performancës si dhe shpërblimin e tyre.
Date: 18/10/2017
Përshkrim
Ky kurs ju mundëson një prezantim me parimet kryesore, politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore. Trajnimi fillon me një modul themelor që merr në konsideratë mënyrat alternative të menaxhimit të burimeve njerëzore, ju ofron kornizën kontekstuale në bazë të së cilës punonjësit punësohen, shkarkohen, shpërblehen dhe menaxhohen dhe përshkruan arsyet e ndryshme që ndikojnë në motivimin e njerëzve për punë. Tre modulet e mbetura trajtojnë tre fusha thelbësore që duhet të kuptohen nga të gjithë menaxherët: punësimin e punonjësve, vlerësimin e performancës dhe shpërblimin e tyre. Përgjatë zhvillimit të kurseve ndiqet një përqasje shkencore, çka bën që praktikat më të mira të jenë të mbështetura nga fusha kërkimore dhe njëkohësisht, të prezantohen tek pjesëmarrësit në trajnim në mënyrë të aksesueshme dhe të aplikuar në praktikë.
Çfarë do të mësoni?
- Përgatitja për Menaxhim të Burimeve Njerëzore
- Rekrutimi, Punësimi dhe Integrimi i punonjësve
- Menaxhimi i Performancës së punonjësve
- Menaxhimi i Kompensimit të punonjësve
Përmbajtja e Trajnimit
Moduli 1: Përgatitja për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore
- Përqasje alternative ndaj Menaxhimit të Burimeve Njerëzore
- Çfarë i shtyn/bën punonjësit të punojnë? Paratë, sigurisht!
- Çfarë i bën punonjësit ta rishikojnë punën e tyre... Motivacionet jo-monetare
- “Menaxhimi i Njerëzve” si pjesë e një sistemi kompleks
Moduli 2: Rekrutimi, Punësimi dhe Integrimi i Punonjësve
- Përshtatja e Rekrutimit dhe Seleksionimit me Strategjinë e Kompanisë
- Rekrutimi: Gjetja e kandidatëve më të mirë
- Seleksionimi: Përzgjedhja e kandidatëve më të mirë
- Çështje me rëndësi të veçantë: Integrimi
Moduli 3: Menaxhimi i Performancës së Punonjësve
- Zhvillimi i sistemeve të menaxhimit të performancës
- Implementimi i sistemeve të menaxhimit të performancës
- Mjete për sisteme efektive të menahximit të performancës
- Krijimi i një kulture pozitive performance