01
Centre for Entrepreneurship and Innovation është një iniciativë ekspertësh dhe inovatorësh që synojnë të promovojnë aftësi sipërmarrëse dhe inovative tek të rinjtë shqiptarë. Vizioni i CEI-t është të fillojë procesin e shndërrimit të Shqipërisë në qendër teknologjie dhe inovacioni në nivel europian. Duke marrë në konsideratë mungesën e aftësive dhe kërkesën e madhe që ekziston për aftësi të tilla, ne shpresojmë që të kontribuojmë në përmirësimin e këtyre forcave të tregut. Shqipëria disponon një aset shumë të vyer, të rinjtë e saj brilantë dhe të talentuar të cilët nëse trajnohen në mënyrën e duhur përbëjnë burim të pashtershëm ekonomik dhe social, jo vetëm për vendin por për të gjithë rajonin. Kontributi i CEI-t do të shtrihet në ngritjen e inkubatorëve për të rinjtë me shpirt sipërmarrës, si dhe për ata që janë të rinj në tregun e punës, duke dizenjuar kurse dhe programe trajnimi që ushqejnë zhvillimin e aftësive në fushën e teknologjisë së informacionit, lidhjen e njerëzve me interesa të përbashkëta, si dhe mbështetjen e projekteve që synojnë të nxisin procesin e krijimit të start up-eve në tregun shqiptar.
![]() |
Center for Entrepreneurship and Innovation është një iniciativë e ndërmarrë nga ekspertë kreativë, të udhëhequr nga risitë me qëllim ofrimin e mbështetjes cilësore në rritjen e performancës dhe burimeve të të mësuarit përmes përqasjeve inovative dhe njohurive e aftësive superiore në sektorët përkatës. Ne lidhim partneritete me organizata të ndryshme duke i asistuar ato në arritjen e avantazhit konkurrues në tregun ku ato operojnë; përmes përmirësimit të performancës së tyre, të praktikave menaxheriale dhe impaktit të këtyre të fundit në treg. Në pararojë të përpjekjeve operative të CEI-t qëndron harmonizimi i strategjive menaxheriale dhe të punonjësve me ato të zhvillimit organizativ, duke qenë se ne besojmë fort se ky binom është thelbësor për gjenerimin e sinergjisë.
CEI e përmbush misionin e saj në tre tregje kryesore: Trajnime korporative, zhvillim profesional dhe institucione qeverisëse.
02
03