01
Ne besojmë se rezultati i cilësdo ndërhyrje të realizuar përmes aktiviteteve të trajnimit dhe zhvillimit duhet të përkthehet në kthim të konsiderueshëm mbi investim. Ky kthim mund të jetë performancë e përmirësuar, rritje e fitimeve ose përmirësim i eficiencës. Pavarësisht programit që përzgjidhni, CEI do t’ju pajisë me një përvojë dhe shërbim ekselent klienti dhe ç’është më e rëndësishme, ju do të përfitoni trajnimet më të thelluara dhe detajuara të që mund të gjeni në SHQIPËRI. Programet tona janë përshtatur me nevojat tuaja, janë praktike, interaktive dhe të këndshme. Ne përpiqemi që të arrijmë ndërveprimin dhe përfshirjen maksimale të pjesëmarrësve duke minimizuar teorinë dhe duke strukturuar përvojën praktike me nevojat reale dhe të primare të pjesëmarrësve. Kurset jepen duke përdorur një kombinim të rubrikave teorike, pyetësorëve, studimeve të rastësishme, simulimeve, diskutimeve në grupe, luajtjes së roleve dhe të mësuarit të vetë-orientuar. Kjo, e kombinuar me një sërë shënimesh gjithëpërfshirëse të kurseve, do të nxisë transferimin e njohurive dhe dijeve të akumuluara në vendin e punës.
![]() |
02
![]() |
Financë | Marketing | Kontabilitet | Komunikim | Biznes Ndërkombëtar | Menaxhim Risku |Inovacion & Sipërmarrje
03