CEI

Brand-imi Dixhital dhe Përfshirja

Overview

Prerequisities

Objectives

active

Course Nr: CS304

Length: 22 orë

Level: Profesional

Languages: Shqip

Date: 31/12/1969

Përshkrimi

Teknologjia dixhitale ka evoluar me shpejtësi në dekadën e fundit dhe bashkë me të edhe mënyra në të cilën njerëzit komunikojnë. Bizneset nuk mund të mbështeten më vetëm tek modelet tradicionale të biznesit për të rritur ndërgjegjësimin e publikut ndaj brandit. Në botën e sotme të ndërlidhur, me një audiencë shumë sensitive dhe të vetëdijshme, ndërgjegjësimi për brandin dhe garantimi i përfshirjes janë sinonime. Ne tashmë jemi pjesë e epokës së brandeve dixhitale, ku brandeve u duhet të marrin pjesë dhe nxisin bashkëpunim dhe shkëmbime të dy-kahshme me konsumatorët e tyre. Ky kurs do t'ju mësojë për këtë ndryshim dhe si ka eevoluar mënyra në të cilën brandet komunikojnë me audiencat e tyre. Ju do të mësoni rreth sfidave të menaxhimit të një brandi dixhital dhe sesi një përmbajtje e pasur dhe tërheqëse, e kombinuar me një shpërndarje të gjerë dixhitale, janë pjesë integrale e përfshirjes dhe menaxhimit të brandeve.

Çfarë do të mësoni?

  • Marrëdhënia e ndërvarur midis përmbajtjes dixhitale me pagesë, me pronësi dhe asaj të fituar
  • Ndryshimet konsumatore dhe ndikimi në komunikimet e brandit
  • Marketingu i përmbajtjes (kontentit) dhe mënyrat përmes të cilave përmbajtja me pronësi mund të shpërndahet ndërmjet aseteve të ndryshme dixhitale mediatike në pronësi të një kompanie
  • Vlera e përmbajtjes mediatike të fituar që i intereson audiencës suaj

Përmbajtja e Kursit

Moduli 1: Konsumatori Dixhital
  • Krahasimi dhe kontrasti ndërmjet kontrollit tregtar përkundrejt kontrollit konsumator
  • Ekzaminimi i fuqizimit të konsumatorit
  • Eksplorimi i pjesëmarrjes dhe përfshirjes së konsumatorit
Moduli 2: Marketing-u i Përmbajtjes
  • Ekzaminimi i marketingut të përmbajtjes dhe përcaktimi i vlerës së tij
  • Eksplorimi i strategjive të ndryshme për shpërndarjen e përmbajtjes
  • Identifikimi i disa sfidave që lidhen me marketingun e përmbajtjes
Moduli 3: Asetet Mediatike
  • Eksplorim i konceptit të përmbajtjes mediatike me pronësi dhe rëndësia e tij për brandin
  • Rëndësia e impaktit të përmbajtjes mediatike me pronësi dhe vendimmarrja
  • Ekzaminim i një grupi asetesh mediatike dhe përcaktimi i vlerës së tyre
Moduli 4: Shfaqja në Media
  • Garantimi i përfshirjes me brandin dhe rëndësia e saj
  • Vlerësim i një game të gjerë platformash që mundësojnë përfshirje
  • Identifikimi i niveleve të ndryshme të përfshirjes
  • Eksplorimi i strategjive për modifikimin e përmbjatjes mediatike të fituar

Similar Trainings