CEI

Marketing Dixhital, Media Sociale dhe E-Commerce

Overview

Prerequisities

Objectives

active

Course Nr: AA203

Length: 22 orë

Level: Profesional

Languages: Shqip

Date: 31/12/1969

Përshkrim

Cilësia e marketingut është parakusht për suksesin e cilitdo biznesi, nga start up-et e deri tek korporatat më të mëdha edhe pse arti dhe shkenca e marketingut nuk rreshtin së avancuari me hapa të shpejtë. Përmes ndjekjes së këtij kursi, pajisuni me parimet themelore dhe praktikat e marketingut që e karakterizojnë një ekonomi dixhitale. Në këtë kurs menaxhimi do të keni mundësinë të njiheni me mënyrat në të cilat funksionon një ekonomi dixhitale dhe të zhvilloni përqasje kritike të nevojshme për të avancuar në tregtinë online dhe atë dixhitale, si dhe në marketingun e medias sociale.

Çfarë do të mësoni?

  • Si të gjeneroni dhe menaxhoni modele të reja biznesi dhe strategji të tregtisë online për të rritur fitimet tuaja
  • Teknika të suksesshme të medias sociale dhe marketingut dixhital
  • Aplikimi në botën reale i teknikave të marketingut dixhital dhe tregtisë online
  • Si të marketoni imazhin dhe produktet tuaja në mënyrë më efektive dhe eficiente

Përmbajtja e Kursit

  1. Bazat për të eksploruar dhe kuptuar mjedisin e ri online dhe offline
  2. Forma të reja ndërveprimi, duke përfshirë krijimin e rrjeteve të reja të lidhjeve dhe ndërtimin e reputacionit
  3. Mjetet dhe parimet e marketingut dixhital duke përfshirë reklamimin online në pajisje fikse ose të lëvizshme
  4. Platforma të reja mediatike dhe shfaqja komuniteteve ose yjeve “organike”

Similar Trainings